Berisha flet për “Ballkanin e Hapur”, tregon detaje se kush e filloi dhe skenarin e frikshëm që pritet të ndodhë!

Lajme

Berisha flet për “Ballkanin e Hapur”, tregon detaje se kush e filloi dhe skenarin e frikshëm që pritet të ndodhë!

Nga: M.H. Më: 5 gusht 2021 Në ora: 13:18
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, është duke mbajtur momentalisht një konferencë për media duke folur për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe prekur temën e “Ballkanit të Hapur”.

Berisha u shpreh që këtë projekt e ka kundërshtuar që nga fillimi i saj mirëpo që origjina e saj është që nga koha e Thaçit dhe që e finalizuan treshja famëkeqe, Rama, Vuçiq dhe Zaev.

Ai shton se ky projekt do të ketë fatin e Novi Sad-it.

“Origjina siç e dini e këtij “Minishengenit” ka filluar me kundërshtimin tim të qartë për të ndaluar korrigjimin e kufijëve në Kosovë dhe destabilizuar shtetet e Ballkanit. Rama, Thaçi dhe Vuçiq kishin shetitur kudo në botë me harta në duar duke paraqitur e ndarjen dhe copëtimin e kufijve të Kosovës. Pas kësaj ndodhi ky “Minishengen” edhe pse unë dhe qeveria e Kosovës e kundërshtuam këtë projket, mirëpo që treshja famëkeqe arritën prap të sjellin këtë “Minishengen” pavarësisht kundërshtimit tim dhe qeverisë së Kosovës. “Ballkani i Hapur” e kam kundërshtuar atëhere edhe tash pasiqë është nisur për të destabilizuar shtetet e ballkanit. Ky “Ballkan i Hapur” do të ketë fatin e “Novo Sad”, thotë ndër të tjera Berisha në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat