Abazoviç i përgjigjet Vulinit: Nuk na duhet bota serbe

Lajme

Abazoviç i përgjigjet Vulinit: Nuk na duhet bota serbe

Nga: F. B Më: 5 gusht 2021 Në ora: 13:16
Dritan Abazoviq

Nënkryetari i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç iu ka përgjigjur ministrit të brendshëm serb Vulin në deklaratën e tij për krijimin e botës serbe se “një botë e tillë nuk na duhet”, ndërkohë që ka shtuar se ka pritur përmirësim të raporteve me Serbinë, por nuk ndodhi se ngjarjet në Mal të Zi kanë nxitur shumë më tepër vëmendje atje për shkaqe të paarsyeshme, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Duke komentuar deklaratën e Vulin për botën serbe, Abazoviç tha qartë “nuk na duhet bota serbe por bota evropiane”.

"Unë shumë herë kam kritikuar deklarata të këtilla kam frikë se iu kushtojmë shumë rëndësi edhe pse ato duken të rrezikshme, kur iu japim rëndësi gjërave të parëndësishme ato marrin publicitet që nuk meritojnë”, tha ai.

Ai kritikoi mos dorëzimin e ish-presidentit të vendit Maroviç, duke e cilësuar porosi zë keqe dhe palogjikshme.

Në lidhje me vizitën zyrtare në Serbi, Abazoviç tha se “nuk mund të vijmë të paftuar”.

"Situata me pandeminë edhe covid-in ka kufizuar lëvizjes, isha në BeH dhe Shqipëri, shpresoj së shpejti zyrtarisht të vizitojë edhe Serbinë. Kolegët nga Serbia janë të mirëseardhur në Malin e Zi” tha  Abazoviç.

Lidhur me situatën në Malin e Zi, Abazoviç theksoi se mbështet Krivokapiçin si kryeministër dhe këtë e ka bërë që nga fillimi, por nëse dilet nga koncepti i qeverisë së ekspertëve, marrëveshja do rishikohet.

"Unë refuzoj ri-konstruktimin e qeverisë sipas sistemit të tavolinës suedeze, ku secili mund të marr gjërat që dëshiron, kjo nuk shkon kështu, rekonstruktimi bart rreziqe të caktuara” tha ai.

Konflikti mes Frontit demokratik nga njëra anë dhe demokratëve të Krivokaçiç nga ana tjetër është shume “jo serioz”. Unë vazhdoi ai “jam për gjetjen e kompromisit, sepse fjalët e rënda duhet presin fushatën zgjedhore",tha Abazoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat