“Jena ba si me kanë të qartun” – marokenët e algjerianët vjedhin shtëpitë e kërcënojnë banorët në Magure

Lajme

“Jena ba si me kanë të qartun” – marokenët e algjerianët vjedhin shtëpitë e kërcënojnë banorët në Magure

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:17
Magure

Mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e Sadik Kadriut në Magure të Lipjanit një azilkërkues hyri brenda deri në dhomën e ndenjës.

Ai me veti kishte një thikë dhe kërkoi para nga gruaja dhe vajza e tij.

Këtë hall me këta azilkërkues banorët e Magures e kanë tash e një vit.

Ata thonë se kërkesa dhe ankesa kanë bërë pothuajse në të gjitha institucionet derisa të mërkurën me një shkresë të re dhe peticion iu drejtuan Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“4-5 vetë gjithë natën duhet me nejtë qut ton natën. Jena ba sikur me kanë të qartun pa gjumë”, shprehet njëri nga banorët.

Nga qendra e azilkërkuesve thanë se personat problematikë janë shtetas marokenë dhe algjerianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat