Porosia e Kroacisë: Serbisë duhet ndaluar hyrja në BE përderisa Vuçiq nuk e pranon se serbët kryen gjenocid!

Lajme

Porosia e Kroacisë: Serbisë duhet ndaluar hyrja në BE përderisa Vuçiq nuk e pranon se serbët kryen gjenocid!

Nga: F. B Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:05
Srebrenica

Gazeta serbe “Alo” shkruan se kroatët kanë porositur se Serbisë duhet ndaluar hyrja në BE përderisa Vuçiq nuk e pranon se serbët janë gjenocid!, sipas gazetës “Luka Mishetiç në Hagë ka mbrojtur një nga përbindëshat si Ante Gotovina”, transmeton “Bota Sot”.

Kroatët tash angazhohen që Serbisë të i ndalohet hyrja në BE përderisa Vuçiq nuk e pranon se serbët janë popull gjenocid.

"Që të dihet – nuk besoj ndalesa ligjore e kontestimit të gjenocidit do ndryshojë shumë gjërat” ka thënë avokati Mishetiç, pasi kjo ndalesë nuk aplikohet në Serbi që ushqen kontestimin e gjenocidit” u shpreh ai.

Mishetiç është amerikan me prejardhje kroate, që ka mbrojtur dhe mbron të akuzuarit për krime lufte në Hagë dhe deklaratën e bëri me rastin e vendimit të administratorit Valentin Incko, që ka shfrytëzuar autorizimin nga Boni.

Ai megjithatë ka një qasje më ndryshe rrteh kësaj:

"Shumë më efikas do të ishte nëse BE bllokon pranimin e Serbisë përderisa liderët e saj hapur nuk pranojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi” ka shkruar Mishetiç në rrjetin social Tviter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat