Vuçiq i kundërpërgjigjet Erdoganit për lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Vuçiq i kundërpërgjigjet Erdoganit për lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nga: F.B Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:25
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se Serbia do t'i kundërvihet nëse vjen tek lotimi i ri për njohjen e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës. Këtë deklaratë e bëri si reagim në paralajmërimin e Edoganit për lobim për njohjen e Kosovës, ndërkohë që tha “kjo është reale sepse Turqia është fuqi e madhe e Edogani lider i madh”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

"Do të tentoj të bisedoj me të, deri me 1 shtator sipas marrëveshjes së Uashingtonit të dy palët kanë obligim që mos të lobohet për njohje apo ç’njohje. Nëse nga 1 shtatori nisen në aksion për njohje të reja ne do ju kundërvihemi”, tha ai.

Vuçiq e pranoi se Turqia është fuqi e madhe dhe ai në krahasim me Erdoganin është i vogël dhe i papërfillshëm, por nënvizoi se Serbia nuk është aq e vogël sa mos të kundërvihet.

"Serbia e mbron të veten, ajo nuk është turke, i takon Serbisë. Ne na mbetet vetëm që të luftojmë për popullin dhe vendin tonë. Ai është shumë i fuqishëm, e ne nuk jemi, por mendoj se do të zbus qëndrimin e vetë” tha Vuçiq.

Ai nënvizoi se Serbia nuk ka alternativë përveç përpjekjes për vendin e vetë.

"Do të shohim se nuk jemi aq të vegjël, sa nganjëherë flas unë", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat