Arrestohet shqiptari që përdhunonte vajzat e tij, si u zbulua ngjarja shokuese pas sherrit në familje

Lajme

Arrestohet shqiptari që përdhunonte vajzat e tij, si u zbulua ngjarja shokuese pas sherrit në familje

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 19:59
ilustrim

Një lajm tronditës vjen nga Italia, ku një 56-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Gargonzola, pasi për vite me radhë ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij që nga mosha 4 dhe 5-vjeç. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka ushtruar sistematikisht edhe dhunë fizike ndaj gruas së tij. 

Pas një zënke brutale për arsye ekonomike, vajza e madhe, tani 29-vjeçe ka denoncuar të atin në polici.

Nga atje doli e gjithë historia, se dhuna seksuale nga i ati ka filluar që në vitet 1999 dhe 2002, pra nga mosha 5-8 vjeç. Ndërsa motra e saj e vogël është dhunuar seksualisht nga mosha 4-9 vjeç, nga viti 2004-2013.

Sipas hetimit, burri, i varur nga alkooli dhe bixhozi, pa një punë të qëndrueshme, kërcënonte vazhdimisht dy vajzat dhe nënën e tij me vdekje dhe i rrihte ato me shkelma dhe grushte.

Prokuroria caktoi masën e arrestit me burg për 56-vjeçarin, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat