Ekspertët e Ballkanit: Jugosllavia nuk duhej të shkatërrohet, fajin kryesor e kanë serbët por nuk e ndihmoi as BE

Lajme

Ekspertët e Ballkanit: Jugosllavia nuk duhej të shkatërrohet, fajin kryesor e kanë serbët por nuk e ndihmoi as BE

Nga: F.B Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:42
Ilustrim

Shkatërrimi i Jugosllavisë mund të shmangej me perspektivën e shpejtë evropiane. “Shkatërrimi i Jugosllavisë para 30 viteve nuk ishte i pashmangshëm, problemet e saj ekonomike edhe politike kishin zgjidhje, por vendi kishte nevojë për perspektivë të shpejtë në BE# vlerësuan ekspertë të çështjeve të Ballkanit në diskutimin online të Institutit ekonomik të Vjenës (ËIIË)", shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ky regjion edhe sot ka probleme të pazgjidhura, ndërsa BE prapë pak po kontribuon në zgjidhjen e tyre.

„Jugosllavia ishte në gjendje të zgjidh problemet e saj”, tha ekonomisti i ËIIË Vladimir Gligorov.

Djali i kryetarit të dikurshëm të Maqedonisë Kiro Gligorov u shpreh se zgjidhja duhej të ishte demokratizimi i vendit dhe fajin kryesor për shkatërrimin e kanë serbët, por të gjithë kishin rolin e vetë në shkatërrimin e Jugosllavisë.

„Demokratizimi me gjasë ishte kyç” shprehet profesori i ekonomisë nga Ljubljana Mojmir Mrak. “Qytetarët e Jugosllavisë viteve 70-të jetonin mbi mundësitë e veta, ndërsa pas vdekjes së Titos rrethina ekonomike u vështirësua.

Në gjysmën e dytë të viteve 1980 kishte ide për konfederatë, por nuk u arrit pajtimi. „Nuk besoj se konfederata pa gjasa për pranim të shpejtë në BE do zgjidhte problemet”.

Gligorov, konsideron se Jugosllavia ishte në pozitë të jap kontribut me rëndësi në BE. „ishte e pamenduar që një vend tjetër socialist para Jugosllavisë të bëhet anëtare e BE-së, po mos të shkatërrohej” tha ai.

Ndërsa analisti Veton Surroi kritikoi Serbinë duke thënë se shkatërrimi i Jugosllavisë nuk nisi me copëtimin e Sllovenisë dhe Kroacisë, por me fajin e Serbisë që vendosi kushtetutën e vetë para asaj të Jugosllavisë.

Sot vendet e Ballkanit jo vetëm gjeografikisht të izoluara e mbyllura por edhe peng i konflikteve të pazgjidhura. „Ky është regjion i konflikteve të pazgjidhura në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Bosnje”. tha Surroi duke shtuar se beson se në integrimin e regjionit në 10 vjet e ardhshme diçka “dramatike mund të ndodhë”.

Edhe Gligorov është pesimist që BE mund të zgjidh problemet e Ballkanit. „Situata është kaotike, nëse shikoni Serbinë, Bosnjën, Kosovën shihni grumbull problemesh që zgjasin dhe nuk iu shihet zgjidhja. BE bëri gabim që Maqedoninë dhe Malin e Zi nuk i shpërbleu”.

Gligorov mendon se është mashtrim mendimi se duhet zgjidhet vetëm “problemi serb” e tjerët zgjidhen vetë.

Shefja e dikurshme e diplomacisë kroate Vesna Pushiq vlerësoi se problemi i vendeve të Ballkanit është se akoma vendosin për heroizma edhe drama, në vend shteteve funksionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat