ShKK: Nuk kemi pas urdhëresë ta dërgojmë në seancë gjyqësore Enver Sekiraqën

Lajme

ShKK: Nuk kemi pas urdhëresë ta dërgojmë në seancë gjyqësore Enver Sekiraqën

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar pas shkrimit “Burgu i Sigurisë së Lartë nuk e sjell Enver Sekiraqën në gjykatë, dështon rigjykimi”.

Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, SHKK nuk ka pasur asnjë urdhëresë për ta dërguar sot në seancë personin në fjalë.

“Kërkojmë nga mediat që para publikimit të shkrimeve të tilla, të na kontaktojnë për të verifikuar informacionin.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat