Vaksinat nga Mali i Zi për FSK-në “çmendin” Serbinë, e konsiderojnë shuplakë për popullin serb

Lajme

Vaksinat nga Mali i Zi për FSK-në “çmendin” Serbinë, e konsiderojnë shuplakë për popullin serb

Nga: F.B Më: 24 qershor 2021 Në ora: 11:55
Ilustrim

Donacioni me vaksina nuk është i rastësishëm dhe vjen në momentin kur nga kreu i pushtetit nga ana e Gjukanoviq, Krivokapiç dhe Beçiç nga dita në ditë bëhet fushatë e ndytë ndaj Serbisë dhe popullit serb, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

"Qeveria malazeze secilën ditë turpëron shtetin dhe traditën e saj, posaçërisht ata që me 30 gusht votuan për ndryshim, po dhurojnë vaksina FSK-së, që është flakaresh e re popullit serb dhe Serbisë dhe dëshmi se Krivokapiç me mbështetje të Beçiç dhe DPS vazhdojnë serinë e hapave kundër-serb”, thuhet në kumtesën e Frontit Demokratik në Malin e Zi.

Po vazhdon në Kosovë, atje ku më së shumti i dhëmb secilit serb, thonë në FD.

"Donacioni me vaksina nuk është i rastësishëm dhe vjen në momentin kur nga kreu i pushtetit nga ana e Gjukanoviq, Krivokapiç dhe Beçiç nga dita në ditë bëhet fushatë e ndytë ndaj Serbisë dhe popullit serb. Krivokapiç dhe Beçiq muajve të fundit me dhjetëra herë pranuan Kosovën, ata që votuan për ndryshime as që kanë ëndërruar se ata do të bashkëpunojnë afërt me shtetin e rrejshëm të Kosovës, si dhe urimin e Beçiq për kreun e Kuvendit të Kosovës”, përkujtojnë në FD.

Si duket thonë në FD, nuk ka fund “sjelljes së paturpshme të njerëzve në këto pozita, që aty erdhën fal popullit serb.

„Çdo ditë po vërtetohen qëndrimet e FD se Krivokapiç nuk do shkëputje nga politika e Gjukanoviqit duke iu ngul thikën në shpinë atyre që votuan për çlirim nga diktatura 30 vjeçare e politikës që poshtëroi Malin e Zi” thonë në FD, që është subjekt serb në këtë vend.

Ministri i mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj ka kumtuar se Mali i Zi ka dhuruar 400 doza të vaksinave anti-covid për FSK dhe ky donacion është “fryt i bashkëpunimit të arritur me kolegen malazeze Olivera Injac “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat