Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Lajme

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 09:56
Petar Petkoviq

Institucionet e Kosovës i kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, ministrit të Rinisë dhe Sporteve në Serbi, Vanja Udoviçiq.

Refuzimi i kërkesës nga autoritetet e Kosovës është bërë i ditur nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq 

Nga mediat serbe u theksua se institucionet e Kosovës kanë dërguar mbrëmë një njoftim për të bërë të ditur se i ndalohet hyrja ministrit Udoviçiq, në territorin e Kosovës.

Udoviçiq kishte bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë në mënyrë që të bisedojë me disa të rinj, të cilëve pati t’u shpërndajë bursa studentore.

Poashtu ai kishte paraparë të vizitojë edhe Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv në Zubin Potok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat