Historiani kontrovers kroat përsëri merret me Kosovën: Nëse e pranoni Kosovën falas ju shfuqizohet Srpska

Lajme

Historiani kontrovers kroat përsëri merret me Kosovën: Nëse e pranoni Kosovën falas ju shfuqizohet Srpska

Nga: F. B Më: 21 qershor 2021 Në ora: 09:18
Goran Shariç

Historiani kroat Goran Shariç që njihet me qëndrimet e hapura pro-serbe dhe kontrovers, jo rrallë për qëndrimet e veta është temë në mediet serbe, sot në TV Pink ai ka deklaruar se “perëndimi nuk do të lejoj Serbinë e fuqishme”  dhe se “Nëse Serbia e pranon Kosovën, atëherë falas ju anulohet Srpska”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ai njihet me qëndrimet e tij pro-serbe dhe posaçërisht merret me dhe rreth çështjes së Kosovës, fal të cilave i kushtohet vëmendje dhe hapësirë në shumë medie të shkuara edhe elektronike në Beograd.

Shariç ka thënë se kur kishte ardhur për herë të parë në Beograd, kishte ardhur me tren.

“A e mbani mend si dukej hekurudha në Beograd? Shkoni tash atje edhe e shihni Beogradin ndryshe, Beogradin në ujë dhe përmendoren e Nemanjes! E, pikërisht për këtë u miratua rezoluta për Srebrenicën në Malin e Zi! A iu kanë vënë serbët sanksione Rusisë? Jo nuk ju kanë! A iu vënë sanksione Rusisë dhe hynë në NATO, ndoshta nuk do miratohej rezoluta, mbase edhe mund të miratohej” tha Shariç.

Historiani kroat që njihet edhe qëndrime kundërthënëse në punën e tij, tha se shpesh flet kur i jepet mundësia për atë se çfarë i ofron perëndimi Serbisë: “Nëse e njihni Kosovën e , falas ju shfuqizojmë Srpsken!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat