Dialogu Kosovë-Serbi do të jetë sot në agjendën e Këshillit të Evropës

Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi do të jetë sot në agjendën e Këshillit të Evropës

Nga: F. B Më: 21 qershor 2021 Në ora: 08:56
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borel do të raportojë sot para ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së rreth raundit të fundit të dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit të zhvilluar me 15 qershor, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

Në Bruksel përkujtojnë se javën që shkoi me ndërmjetësimin e Borel u mbajt takimi i nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërkohë që takimi i ardhshëm në po këtë nivel është parashikuar në fund të korrikut.

Dialogu do të gjendet në agjendën e Këshillit të Evropës në pikën – të ndryshme, ku përveç saj do të diskutohet edhe shkëmbehen mendime edhe lidhur me raportet e BE me Turqinë dhe Rusinë, situatën në Liban, procesin paqësor të Lindjes së Afërme dhe takimin e fundit në kuadër të marrëveshjes nukleare me Iranin, njoftojnë nga Brukseli.

Çështjet themelore me të cilat do të merren ministrat e jashtëm të BE në takimin në Luksemburg do të jenë Iraku, Amerika Latine dhe Bjellorusia, ku pritet edhe miratimi i sanksioneve të BE-së për përgjegjësit për lëshimin e aeroplanit të udhëtarëve në Minsk dhe arrestimin e gazetarit Roman Potasheviq.

Ndërkohë burime brenda BE kanë konfirmuar se sanksionet e paralajmëruara ekonomike ndaj Bjellorusisë edhe më tutje janë duke u përpunuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat