Vuçiq sot bisedon me patriarkun Porfirije rreth situatës në Kosovë dhe objekteve të shenjta serbe

Lajme

Vuçiq sot bisedon me patriarkun Porfirije rreth situatës në Kosovë dhe objekteve të shenjta serbe

Nga: F.B Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:12
Porfireje dhe Aleksandar Vuçiq

Burime nga gazeta “Alo” njoftojnë se presidenti i Serbisë Vuçiq do të mirëpres patriarkun Porfireje dhe peshkopët në klubin e deputetëve, ku pritet të diskutohet situata rreth Kosovës dhe objekteve të shenjta serbe, transmeton “Bota Sot”.

Me këtë rast, Vuçiq dhe hierarkia e Kishës Ortodokse Serbe do të bisedojnë për situatën aktuale rreth Kosovës.

Vuçiq do të shtrojë drekë pune për krerët e Kishës në klubin e deputetëve në Beograd, ku pjesëmarrës përveç krerëve të SPC do jenë edhe pjesëmarrësit e Asamblesë së Kishës Ortodokse Serbe.

“Tema bosht e bisedës në këtë takim pritet të jetë situata aktuale rreth çështjes së Kosovës, pozita e popullit serb në Kosovë dhe pozita e objekteve të shenjta serbe”, njoftojnë mediet serbe.

Ndërsa siç mësohet, nesër pasardhësi i mbretit Aleksander Karagjorgjeviç do të shtrojë drekë dhe do të bisedojë në selinë e bardhë drekë pune për peshkopët dhe patriarkun Porfirije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat