Varhelyi: Kemi vërejtur tensione dhe marrëdhënie të këqija ndërshtetërore në Ballkanin Perëndimor

Lajme

Varhelyi: Kemi vërejtur tensione dhe marrëdhënie të këqija ndërshtetërore në Ballkanin Perëndimor

Më: 4 maj 2021 Në ora: 20:04
Varhelyi

Komisionari Evropian për Zgjerim, Olivér Várhelyi ka vizituar sot Malin e Zi dhe atje u takua me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapić.

Komisionari Evropian për Zgjerim, Olivér Várhelyi do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor për vizitë disa ditore në secilin shtet. Ai, gjithashtu pritet të vijë edhe në Kosovë.

Sot, gjatë vizitës në Malin e Zi, ku u takua edhe me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapić, Várhelyi ka thënë se Komisioni Evropian po monitoron zhvillimet në lidhje me Ligjin Prokurorial në Malin e Zi.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër reformën e Zyrës së Prokurorit dhe unë kam biseduar me Kryeministrin disa herë për të. Ne mendojmë se ndryshimet institucionale, nëse është e nevojshme, duhet të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe duhet të respektojnë të gjitha parimet themelore të rregullit të ligjit”, tha Várhelyi i cili vizitoi Malin e Zi me rastin e shpërndarjes së kontingjentit të parë të vaksinave “Pfizer”.

Ai gjithashtu tha se Komisioni Evropian po konsiderojnë të ndihmojnë Malin e Zi të përballet me vështirësitë që kanë lindur për shkak të marrëveshjes së kredisë me Bankën kineze “Exim” për autostradën, e cila konsiderohet të jetë një pengesë e madhe financiare për Malin e Zi, shkruajnë mediat malazeze.

“Sigurisht, nuk na takon neve të shqyrtojmë situatën financiare në vend. Qeveria na kërkoi ndihmë dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë. Por nuk na takon neve të paguajmë hua në vend të të tjerëve. Dhe unë mendoj se nuk është ajo që qeveria po na kërkon të bëjmë, apo të bëjmë modalitete të tjera financiare. Unë nuk mund t’ju them akoma nëse mund ta bëjmë apo jo, ne po e konsiderojmë atë. Ne po shqyrtojmë opsione të ndryshme dhe jemi në komunikim me qeverinë malazeze”, tha Várhelyi.

Varhelji tha se Komisioni Evropian po shpreson që kjo Qeveri të prodhojë rezultate në drejtim të reformave të ndërmarra, sepse Mali i Zi ka humbur dhe po humbë vite pa bërë progres.

“Tani na duhet ai përparim sepse duam të bindim vendet tona anëtare se duhet të kemi një konferencë ndërqeveritare me Malin e Zi në qershor. Shpresojmë të kemi lajme pozitive në fushën e sundimit të ligjit para qershorit dhe konferencës ndërqeveritare,” Várhelyi.

Várhelyi, gjithashtu tha se Mali i Zi dhe Serbia duhet të kenë marrëdhënie të mira, mirëpo ai nuk deshi të komentonte vendimin e Qeverisë për të mos tërhequr vendimin për shpalljen e ambasadorit serb Vladimir Bozovic, “person non-grata”.

I pyetur se si i komentoi ndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi dhe nëse ishte e pranueshme kjo nga Komisioni Evropian, ai tha se ai kurrë nuk do të inkurajonte një vend të Ballkanit Perëndimor të ndërhynte në punët e brendshme të një tjetri.

“Ne kemi parë shumë tension dhe shumë marrëdhënie të këqija në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore. Serbia dhe Mali i Zi janë fqinjë.”, tha Várhelyi.

Ai shpjegoi se mesazhi i tij në Twitter, kur Serbia tërhoqi vendimin e shpalljes së ambasadorit të Malit të Zi “person non-grata”, që Mali i Zi të bënte të njëjtën gjë, kishte për qëllim qetësimin e tensioneve.

Komisioneri Várhelyi filloi vizitën e tij në rajon të hënën, pasdite ishte në Serbi, në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut dhe nesër në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërsa është në rajon, ai do të diskutojë me autoritetet përgjigjen ndaj pandemisë, si dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.

Siç është njoftuar nga Komisioni Evropian dhe Austria më 20 prill, në total 651 mijë doza BioNTech / Pfizer do të dorëzohen në rajon në këste javore nga fillimi i majit deri në gusht.

Vaksinat financohen nga paketa 70 milionë euro e miratuar nga Komisioni në dhjetor 2020 për të ndihmuar në mbulimin e kostos së vaksinave, të siguruara në bazë të marrëveshjeve të BE-së për blerjen paraprake për partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Austria ka lehtësuar ndarjen e këtyre vaksinave të financuara nga BE-ja përmes marrëveshjeve ligjore me prodhuesin dhe secilin partner të Ballkanit Perëndimor. Shpërndarja e përgjithshme midis vendeve bazohet në nevojat epidemiologjike. Këto vaksina vijnë mbi ato të siguruara nga COVAX, ku BE-ja është një nga kontribuesit kryesorë me afër 2.5 miliardë euro nga Team Europe (BE dhe shtetet anëtare të saj).

Përmes kësaj pakete, pajisjet jetike të tilla si maska, ventilator, automjete të ambulancës, komplete testimi dhe ngrirjeje janë dorëzuar për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Janë lehtësuar masa të forta për të zbutur krizën socio-ekonomike.

Kohët e fundit në tetor, Komisioni vendosi në tryezë një Plan Ekonomik dhe të Investimeve që mund të mobilizojë deri në 28 miliardë euro në grante, garanci dhe hua preferenciale për të nxitur rimëkëmbjen afatgjatë të Ballkanit Perëndimor dhe konvergjencën me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat