Kosova paralajmëroi padi për gjenocid, vjen reagimi i Serbisë

Lajme

Kosova paralajmëroi padi për gjenocid, vjen reagimi i Serbisë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:38
Krimet serbe

Gjatë ditës së martë mediat në Kosovë kanë raportuar se Qeveria Kurti pritet që të që para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ta paraqesë një padi për gjenocid kundër Serbisë.

Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi nga Serbia, të cilët kanë thënë se një gjë e tillë “ndodhet vetëm në kokën e politikanëve shqiptarë”.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke thënë se një gjë e tillë nuk ekziston.

“Kjo ekziston vetëm në kokën e tyre dhe në kuptimin juridik e teorik nuk ka diçka të tillë”, ka thënë Petar Petkoviq, raportojnë mediat serbe.

Ai mes tjerash ka thënë se këto paralajmërime janë vetëm “provokim” dhe liderët kosovarë po tentojnë që të blejnë kohë përmes kësaj.

Ndërkohë, vlen të theksohet se kryeministri Albin Kurti e kishte përmendur padinë kundër Serbisë edhe në fjalimin e tij të parë në Kuvendin e Kosovës kur mori detyrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat