Daçiq: Shqiptarët edhe kroatët janë “vëllezër sipas armëve”, përmend edhe Agim Çekun

Lajme

Daçiq: Shqiptarët edhe kroatët janë “vëllezër sipas armëve”, përmend edhe Agim Çekun

Nga: F. B. Më: 3 maj 2021 Në ora: 09:17
Ivica Daçiq

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq i ka quajtur kroatët edhe shqiptarët “vëllezër sipas armëve”, duke komentuar paralajmërimin e ministrit kroat të mbrojtjes se “Kroacia është vend që është e gatshme të ndihmojë Kosovën në transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri”, transmeton “Bota Sot”.

“Për shumë vite edhe dekada ekziston koalicioni mes kroatëve dhe shqiptarëve separatist nga Ish-Jugosllavia. Armët janë siguruar nga ato kanale”, ka thënë Daçiq në emisionin “Hit tvit” në TV Pink.

Ai shtoi se shumë politikan shqiptar dhe separatist ishin në ushtrinë kroate, duke përmendur Agim Çekun.

“Nuk ka këtu asgjë të re, ata janë vëllezër sipas armëve, ishin edhe në lufton e parë edhe të dytë botërore. Ishin në anën e kundërt të shumicës njerëzore, por ajo nuk iu merr si e keqe. Nuk iu merr si e keqe as kur luftuan kundër Amerikës, Britanisë, Francës,...” tha Daçiq.

Ai përkujtoi se në Luftën e Dytë Botërore” regjimi shqiptar dhe kroat ishin në shërbim të Gjermanisë”.

“Kështu që e kam të qartë se janë vëllezër sipas armëve, por nuk di çka ju duhen tash armët. A po flasim ne për armë, apo për rrugë të turizmit për ndonjë të ardhme? Kjo është tregues, sa ata jetojnë në botën e vetë, si nuk janë pishman për asgjë që kanë bërë në të kaluarën”.

Lidhur me vendosjen e shërbimit të obliguar ushtarak, Daçiq tha se kjo nuk është çështje politike, por “çështje çka duam”.

Ai vlerësoi se për krijimin e “frymës së përgjegjësisë”, do të ishte e dobishme vendosja e shërbimit të obliguar të afatit ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat