Haradinaj reagon pas vdekjes së vogëlushit, Gent Nikqi: Dy muaj më parë e takova në Pejë…

Lajme

Haradinaj reagon pas vdekjes së vogëlushit, Gent Nikqi: Dy muaj më parë e takova në Pejë…

Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:15
Gent Nikqi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së vogëlushit nga Peja, Gent Nikqi, cili vdiq nga një sëmundje në Turqi, ku ishte për shërim.

"Dy muaj më parë, kisha rastin ta takoj në Pejë, me plotë jetë e gjallëri. Fatkeqësisht, Gentit të vogël, iu këput fëmijëria nga sëmundja e pamëshirë.

Lidhjet e mia me familjen Nikqi datojnë që nga Lufta Çlirimtare. Andaj, në këtë ditë të kobshme, kur nga krahrori i tyre u shkëput më i dashuri, ndajmë dhembjen e madhe me ta.

Zoti i dhashtë forcë familjes, e Genti u prehtë në paqe!", ka shkruar Haradinaj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat