Lirohet nga spitali në gjendje të mirë foshnja e gruas 24-vjeçare që vdiq nga covidi në QKUK

Lajme

Lirohet nga spitali në gjendje të mirë foshnja e gruas 24-vjeçare që vdiq nga covidi në QKUK

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:35
Ilustrim

Është liruar në gjendje të mirë shëndetësore, foshnja e gruas 24-vjeçare e cila vdiq nga koronavirusi në QKUK.

24-vjeçarja kishte sjellë në jetë foshnjën e saj në javën e 31-të të shtatzënisë, por fatkeqësisht gjendjes së rënduar nga Covid-19 nuk i mbijetoi vet. Ajo ndërroi jetë më 9 prill në njësinë intensive Covid.

Por për fatin e mirë dhe fal angazhimit të mjekëve në Klinikën e Neonatologjisë, foshnja e cila erdhi në jetë me peshë vetëm 1655 gram, tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Madje sot është liruar nga spitali me peshë 2300 gram. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Dr. Xhevdet Gojnovci. “Po mund t’ju konfirmoj se foshnja është liruar sot në gjendje stabile shëndetësore me peshë 2300 gram”, ka deklaruar Gojnovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat