Daçiq pyet Ramën se çka ka parë në “Non-paper”, “Shqipërinë e Madhe” apo “Serbinë e Madhe?

Lajme

Daçiq pyet Ramën se çka ka parë në “Non-paper”, “Shqipërinë e Madhe” apo “Serbinë e Madhe?

Nga: F.B Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:50
Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për dokumentin jo-formal "non paper" të kryeministrit slloven Janez Jansha dhe deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama se “e ka parë hartën që parasheh ndryshim të kufijve në Ballkan”. Ai ka pyetur Ramën se çfarë ka parë ai, “Shqipërinë e Madhe” apo “Serbinë e Madhe”, shkruajnë mediet serbe, “Bota Sot”.

Daçiq theksoi se “si duket të gjithë e kanë kërkuar dhe klikuar ‘Shqipërinë e Madhe’”, por iu pengon kur përmendet Srpska edhe Serbia.

"Ne angazhohemi për marrëveshjen e Dejtonit dhe ruajtjen e integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, barazinë mes tre popujve dhe dy etnitete dhe kundër ‘Shqipërisë së Madhe’. Ne jemi edhe ruajtjen e integritetit te Serbisë, që nuk është ‘thyer’ me asnjë akt ndërkombëtar, sepse pavarësia e Kosovës nuk është pranuar nga OKB dhe BE”, tha ai për “Al xhazira”.

Ai duke komentuar vazhdimin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit, shtoi se nuk e ka të qartë si të krijohet hapësira për bisedime, nëse Prishtina refuzon marrëveshjen e Brukselit.

"Kinse thonë nuk vlen ajo marrëveshje dhe hapur angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’. Kjo tash është pyetje për BE, kjo është fëmija i tyre që u pavarësua – si mund të kamuflohet që dikush të nënshkruajë marrëveshje me Ashton dhe askujt asgjë”, tha Daçiq.

Cili është autoriteti i BE këtu “nëse secili bandit që vjen në pushtet në Kosovë të mund të thotë se kjo nuk më intereson”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat