I biri vishet si kamerier për t’i befasuar prindërit pasi kishte qëndruar tri vjet në mërgim

Lajme

I biri vishet si kamerier për t’i befasuar prindërit pasi kishte qëndruar tri vjet në mërgim

Më: 21 prill 2021 Në ora: 00:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një video tashmë e bërë virale në rrjete sociale një djalë shqiptar befason prindërit e tij që s’i kishte takuar për tri vjet.

Në video shihet se si djali është veshur si shërbyes në organizimin e ahengut për t’i befasuar prindërit e tij.

E personi i parë që e njohu djalin e saj ishte nëna e tij. E ëma iu hodh në përqafim porsa e pa të birin e saj.

Gjithashtu në video vërehet se si edhe babai i djalit befasohet dhe njëkohësisht gëzohet tej mase e madje kalon edhe në vaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat