Ky është njeriu që parashikonte ndërrimin e kufijve para 4 vjetësh

Lajme

Ky është njeriu që parashikonte ndërrimin e kufijve para 4 vjetësh

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:05
Afrim Morina

Ri-organizimin e kufijve në Ballkan, e kishte parashikuar edhe publicisti Afrim Morina.

Para katër vjetësh në një intervistë kishte thënë se ndryshimi i kufijve në Ballkan do të ndodhë brenda pesë vjetëve.

Autori i 18 veprave publicistike njëjtë mendon edhe tani.

Ndryshimi i kufijve sipas Morinës pritet të ndodhë “vitin e ardhshëm”.

“Veriu i Mitrovicës është lënë mollë sherri, përmes francezëve. Hartat gjithmonë dalin para furtunës. Kjo hartë parasheh një furtunë kush do që e merr njëmend ose me lajka apo duke i ikur përgjegjësisë, ne shqiptarët duhet ta marrim me seriozitet. Ki gjithmonë presion nga perëndimi që të bëhet vendosja e kufijve”, tha Morina.

Hartën e re të Ballkanit ai e sheh kështu, “do të kemi Serbinë, Shqipërinë, Greqinë, Bosnjën boshnjake myslimane bashkë me sanxhakun, se sanxhaku duhet ose andej ose këndej, më tepër vjen këndej se andej se atje veç kanë filluar zërat e intelektualëve për të artikuluar për të vërtetën e tyre edh pse kanë pengesa të mëdha. Maqedonia është krijuar shtet artificial në 45tën dhe shteteve artificiale ju ka ardhur fundi. Mali i zi është një vazhdimësi e pashallëkut të Beogradit, madje edhe gjuhën ka nga Serbia”, shtoi Morina.

E gjithë historia e ri-dizajnimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor u rikthye në vëmendje kur disa media rajonale publikuan një letër me pika konkrete për ta realizuar planin e ri-rregullimit territorial.

Dokumenti shpaloste një plan për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Bashkimin e një pjese të madhe të Republikës Serbe të Bosnjës me territorin e Serbisë. Zgjidhjen e çështjes kombëtare të Kroacisë me dy opsione dhe krijimin e një shteti funksional boshnjak.

Media ka realizuar një intervistë edhe me kryeredaktorin e gazetës hulumtuese sllovene Ne Cenzurirano, Primoz Cirman

Mediumi slloven shkruante se të njëjtën kryeministri slloven Janez Jansa e ka dërguar te Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel.

“Kur lajmi shpërtheu të hënën, kolegu ynë nga gazeta “Dela” korrespondent i Brukselit, pyeti zyrën Michael dhe zyra së pari konfirmoi se e kishte marrë dokumentin që flet për shpërbërjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, por gjysmë orë më vonë e njëjta zyrë thirri e gazetarin e Dela dhe thanë se nuk mund ta mohojnë, por as ta konfirmojnë se e kanë marrë letrën”, tha Primoz Cirman, kryeredaktor në këtë gazetë.

Cirman shprehet i pakënaqur që qeveria sllovene është bërë pjesë e këtij plani.

“Personalisht mendoj se Sllovenia nuk duhet të përfshihet, por frikësohem se tashmë veç është përfshirë dhe pasojat do të mund ti shohim në të ardhmen”.

Për dokumentin që gjatë gjithë javës së kaluar u përfol në mediat ballkanike, kanë folur shumica e liderëve rajonal.

Meqë dokumenti ka qenë në formë jo zyrtare, prononcimet e tyre kanë ardhur të rezervuara dhe një pjesë kanë shfaqur mosbesim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat