Autosugjestioni i dy popujve miq

Lajme

Autosugjestioni i dy popujve miq

Nga: A.Z Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:23
Shaban Murati

Diplomati i njohur, Shaban Murati, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar lidhur me atë se pse krerët e Greqisë me rastin e 200 vjetorit të pavarësisë, nuk e kanë falendëruar Shqipërin asnjëherë, duke pasur parasqysh që gjysma nga udhëheqësit ishin shqiptarë.

Ai tutje shtoi se madje krerët e Greqisë, nuk kanë përmendur as Ali Pashë Tepelenën, i cili ka dhënë kontribut në luftën për Greqinë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Autosugjestioni i dy popujve miq

Nuk e di nëse ka ende ndonjë njeri në Shqipëri që habitet pse në gjitha festimet dhe fjalimet pompoze, që mbajtën krerët e Greqisë me rastin e 200 vjetorit të pavarësisë, nuk përmendën asnjëherë dhe nuk e falenderuan asnjëherë Shqipërinë për faktin që shumë prej udhëheqësve të kryengritjes greke për pavarësi ishin shqiptarë.

E vetmja gjë që të habit është se përse krerët e Greqisë në ceremonitë e shumta zyrtare për 200 vjetorin e pavarësisë nuk falenderuan publikisht dhe nuk e përmendën as Ali Pashë Tepelenën, i cili dha kontribut vendimtar në luftën për Greqinë, dhe të cilit qeveritë greke i kanë ngritur edhe muzeum shtetëror, që e financon çdo vit buxheti qeveritar grek, pikërisht për shërbimet e mëdha ndaj Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat