Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi solli marrëveshje të rëndësishme

Lajme

Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi solli marrëveshje të rëndësishme

Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:02
Miroslav Lajçak, Avdullah Hoti, Aleksander Vuçiq dhe Borrell

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot janë bërë dhjetë vjet që kur palët nga Prishtina dhe Beogradi janë ulur në tavolinën e dialogut.

“10 vjet pasi palët u ulën për herë të parë në Bruksel, dialogu solli marrëveshje të rëndësishme”.

“Ata bënë një ndryshim real për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për aspiratat evropiane të një rajoni të tërë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se, për momentin është pezulluar dialogu mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat