Kryetari i Ulqinit i reagon kryeministrit të Malit të Zi: Njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe

Lajme

Kryetari i Ulqinit i reagon kryeministrit të Malit të Zi: Njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:43
Fatmir Gjeka

Kryetari i Partisë Demokratike në Mal të Zi dhe kryetari i Ulqinit, Fatmir Gjeka e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq se ai kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se deklarata Krivokapiq është e paarsyeshme dhe e dëmshme “në një situatë kur njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe”.

“Në një situatë kur është vetëm çështje kohe para se Serbia të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, deklarata e kryeministrit malazezas, Zdravko Krivokapiq për mediat e Beogradit në lidhje me Kosovën është politikpjekse, e paarsyeshme dhe e dëmshme”, tha anëtari i koalicionit shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Gjeka.

Ai tha se “Beteja për Kosovën ka mbaruar”.

“Së pari, për qeverinë e tij të brishtë dhe atë personalisht, sepse kjo minon pozicionin e tyre si në nivelin ndërkombëtar dhe rajonal, ashtu edhe brenda vendit tonë. Sepse beteja për Kosovën ka mbaruar. Ai që nuk e kupton këtë, i ka humbur koha dhe hapësira në të cilën jeton. Prandaj, i dashur kryeministër, ju mbërritët vonë në Kosovë”, tha Gjekaj.

Kryeministri malazezas tha dje se “për një pjesë të popullsisë, [Kosova] është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë”. Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat