Besian Mustafa zgjedh foto prekëse për t’ia uruar 8 marsin nënës së tij: “O njeri më i fortë që njoh”

Lajme

Besian Mustafa zgjedh foto prekëse për t’ia uruar 8 marsin nënës së tij: “O njeri më i fortë që njoh”

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:21
Foto e publikuar nga Besian Mustafa

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka postuar një foto prekëse të nënës së tij me rastin e Ditës së Gruas.

Mustafa, përmes një fotoje në të cilën shihen duart e nënës së tij të mbushura me shenja, i ka uruar 8 marsin, duke e cilësuar si gruan më të fortë që njeh.

‘’O njeri më i fortë që njoh, oj nanë! Urime 8 marsi’’, shkroi Mustafa.

Besiani është djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Xhemajlit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat