Arrestohen shtatë persona në Pejë

Lajme

Arrestohen shtatë persona në Pejë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:11
Ilustrim

Janë arrestuar shtatë persona për armë mbajtje pa leje në Deçan.

Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka njoftuar se janë sekuestruar edhe tetë armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, gjatë javës, në katër (4) raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë (8) armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë që janë sekuestruar armë dhe municioni, një pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy karikatorë dhe njëzet e dy (22) fishekë të të njëjtit kalibër, një pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë fishekë përkatës. Një pushkë automatike ‘AK-47’, dhe dy (2) karikatorë, tri pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’, një pistoletë ‘HS’ kalibri 9x19 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e pesë (25) fishekë përkatës, një (1) pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, dhjetë (10) fishekë kal. 9x19mm dhe dy (2) karikatorë.

Personat e arrestuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat