Kjo është porosia e Vuçiqit që ia tha Lajçakut për Kosovën

Lajme

Kjo është porosia e Vuçiqit që ia tha Lajçakut për Kosovën

Nga: F.B Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:46
Lajçak dhe Vuçiq

Brukseli dhe Uashingtoni duhet qartë të iu bëjnë me dije shqiptarëve të Kosovës qëndrimin e palëkundur të Serbisë lidhur me pavarësinë e vetë-shpallur  dhe ajo nuk mund të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Këtë qëndrim Vuçiq ia ka shprehur Lajçakut në takimin që patën në Beograd si në takimin zyrtar edhe në darkën e punës, Vuçiq tha se nuk ka më lojëra, Serbia është e gatshme për dialog, por jo me imponim të zgjedhjes, ku njëra palë fiton gjithçka  tjetra asgjë dhe përmbushje të marrëveshjeve.

Si do të jetë reagimi i qendrave të vendosjes rreth turneut të Lajçak do të dihet së shpejti, apo liderët shqiptar të mbështetur para së gjithave nga amerikanët do vazhdojnë këngën e “njohjes së ndërsjellë” si papagaj shkruan “Novosti”.

Srgjan Graovac, analist nga Qendra për stabilitet shoqëror thotë se nuk ka dilemë se në periudhën e ardhshme Serbinë e presin presione të ashpra.

Ai pret që kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Kurti që konsiderohet njeri sipas masës së BE dhe ShBA do vazhdojë të flas vetëm për karrigen në OKB:

“Por, raporti i forcave në botë nuk është ai që ishte, që ShBA me ultimatum të kërkojnë dhe të presin përmbushjen nga Serbia përfshirë njohjen e Kosovës. Lajçak mendoj se është i vetëdijshëm për këtë dhe nëse niset me tregimin e zgjidhjes përfundimtare dialogu futet në rrugë pa kokë. Edhe nëse Uashington shtrëngon dhëmbët që sa më parë të zgjidhet statusi i Kosovës, kjo nuk thelb nuk saboton situatën. Ajo për çka disa zyrtarë amerikan nuk janë të vetëdijshëm është fakti se pozicioni i Serbisë nuk varet kryekëput nga BE dhe ShBA, pasi secila marrëveshje mes palëve duhet të miratohet në KS të OKB-së ku janë Kina e Rusia”.

Sipas diplomatit Zoran Milivojeviç, vizita e Lajçak në Beograd nuk solli asgjë të re dhe nga këtu shkoi me qëndrimin e dinuar të Serbisë se njohje të Kosovës nuk mudn të ketë pa kompromis:

“Por nëse qendrat e vendosjes perëndimore duan paqe edhe stabilitet dhe vendosje të pikës në çështjet e hapura përfshirë Kosovën duhet të respektojnë rrethanat e ndryshuara dhe pa Serbinë dhe mbrojtjen e interesave të saj nuk mund të ketë zgjidhje. Duhet të marrin parasysh se Kosova si e pavarur është projekt i dështuar dhe pa zgjidhje kompromisi dhe respektim të interesave të gjithëve, kjo nuk mund të përfundoj. As Serbia as skena botërore nuk është e njëjta dhe me presione e shantazhe dhe imponim nuk arrihet asgjë, por kjo sjell konflikt që mund të shtrihet në gjithë Evropën”.

Janjiç ka deklaruar se dialogu bëhet absurd në dialogun ku serbët duhet të përmbushin dëshirën e palës tjetër.

“Secila zgjidhje e ngutshme edhe imponuar, ku njëra palë privilegjohet e tjetra dëmtohet në thelb është e pazbatuar edhe e padrejtë” shkroi ai në "Tviter".

Një dialog i tillë sipas tij, herët a vonë do sjell konflikt që rrezikon regjionin edhe vetë BE-në dhe asnjë vend normal nuk e pranon atë. Ai kërkoi vazhdimin  dialogut për avancimin e jetës së njerëzve, mbrojtjen e kulturës dhe trashëgimisë serbe dhe ndalimin e shpërnguljeve të gjeneratës së re.

“Novosti” shkruan edhe për mos përmbushjen obligimit rreth Asociacionit të komunave serbe për disa vite nga ana e Prishtinës dhe përmend deklaratën e ministrit të jashtëm serb Selakoviç për gatishmërinë e Serbisë për dialog, ndonëse e pranon se për Gjermaninë çështja e pavarësisë është e mbyllur sikurse edhe ndryshimi i kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat