Alarmon ish-agjenti i SHIK-ut: Ja pse u lirua vrasësi i Oliver Ivanoviqit, a po përgatitet ndonjë atentat?

Lajme

Alarmon ish-agjenti i SHIK-ut: Ja pse u lirua vrasësi i Oliver Ivanoviqit, a po përgatitet ndonjë atentat?

Nga: N.Sh Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:26
Milan Radojiciq

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, është deklaruar në lidhje për Milan Radojçiqin.

Miftari e ka komentuar aprovimin e kërkesës nga Gjykata Themelore në Prishtinë të Prokurorisë Speciale për të revokuar fletarrestin për Milan Radojçiqin.

Ish-agjenti i SHIK-ut, shkruan në rrjetin social Facebook, se a u lirua nga ndjekja e Prokurorisë së Thaçit, Mustafës e Haradinajt me ndonjë kusht vrasësi i Oliver Ivanoviqit.

Miftari shpreh dyshime se a mos ka të bëj lirimi i Radojçiqit me pengimin e Albin Kurtit për të bërë Qeverinë stabile.

Ai madje pyet se a mos po përgatitet ndonjë atentat politik dhe trazira nda ana e serbëve?

Postimi i plotë:

Lidhja Serbe!

A është liruar nga ndjekja e prokurorisë së Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt me ndonjë kusht vrasësi i Oliver Ivanoviqit pjesëtari i BIA-s për Kosovë, Milan Radojçiq, bashkëpunëtori i Aleksader e Andrea Vuçiqit?

A ka të bëj me Listën Serbe dhe pengimin e Albin Kurtit për të bërë qeveri stabile, si dhe a po përgatitet ndonjë atentat politik dhe trazira nga ana e serbëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat