Sondazh nga Pyper: Për 57%, rikthimi i masave anti-Covid jo i domosdoshëm

Lajme

Sondazh nga Pyper: Për 57%, rikthimi i masave anti-Covid jo i domosdoshëm

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Së fundmi është paralajmëruar një rikthim i mundshëm i masave anti-COVID. Si rrjedhojë ka pasur edhe reagime të shumta nga qytetarët e bizneset. E për të hetuar këndvështrimin e qytetarëve për këtë, një sondazh me rreth 1200 qytetarë anembanë Kosovës është realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper.

Fillimisht sa i përket respektimit të masave aktuale anti-COVID, 57% e të anketuarve nuk e shohin të nevojshme t’i respektojnë këto masa. Kjo sepse as qeveritarët nuk i respektojnë ato. E po ashtu, 78% e konsiderojnë të padrejtë dënimin e qytetarëve për mosrespektimin e masave kur ato nuk janë respektuar as gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu një pjesë e madhe e të anketuarve (88%) e ndihen të pabarabartë me të tjerët. Kjo sepse sipas tyre ata mund të dënohen për mosrespektimin e masave ndërsa qeveritarët jo.

Veç kësaj, se gjërat në Kosovë janë duke shkuar në drejtim të gabuar sa i përket COVID-19 pajtohen 63% e të anketuarve. Kjo është evidente nga numri i madh i rasteve me virus dhe gjobave për mosrespektim të masave. Por pavarësisht kësaj, 57% e kanë konsideruar jo të domosdoshëm rikthimin e masave. Kjo mund të jetë si rezultat i pasojave të mundshme në ekonominë e Kosovës pasi që mbyllja e bizneseve është një masë që 1/4 e të anketuarve nuk do të dëshironin të rikthehej. E për më shumë, 61% e të anketuarve konsiderojnë se qeveria nuk interesohet se si ata do të mbijetojnë në rast se rikthehen masat COVID-19.

Ndërkaq 3 masat më të përzgjedhura që janë konsideruar të pranueshme për t’u rikthyer janë moslejimi i vijimit të aktiviteteve ku ka shumë njerëz p.sh. koncertet, ndeshjet sportive etj. (50%), ndalimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare (47%) dhe karantinimi i komunave me numër të lartë të infektimeve (26%).

Lloji i mostrës: Jo e rastësishme

Mostra sipas gjinisë:

Femër (35.25%)
Mashkull (64.75%)
Mostra sipas grupmoshave:

16 – 25 vjeç (41.07%)
26 – 35 vjeç (31.04%)
36 – 45 vjeç (16.41%)
46 – 60 vjeç (10.43%)
61 + vjeç (1.05%)

Mostra sipas komunave:

Prishtinë (18.11%)
Gjilan (8.41%)
Prizren (8.16%)
Ferizaj (7.52%)
Pejë (5.98%)
Podujevë (5.09%)
Gjakovë (4.93%)
Mitrovicë (4.93%)
Rahovec (4.12%)
Vushtrri (3.96%)
Lipjan (3.80%)
Fushë Kosovë (3.64%)
Gllogoc (2.83%)
Malishevë (2.43%)
Klinë (2.02%)
Skenderaj (1.70%)
Istog (1.70%)
Suharekë (1.54%)
Viti (1.54%)
Kamenicë (1.46%)
Shtime (1.29%)
Deçan (1.29%)
Kaçanik (1.21%)
Obiliq (0.89%)
Dragash (0.81%)
Hani i Elezit (0.32%)
Junik (0.16%)
Shtërpcë (0.08%)
Kllokot (0.08%)
CoronavirusPyper

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat