Paraqiti Kosovën si pjesë të Serbisë, pse e ndërroi Lajçak hartën në zyrën e tij?

Lajme

Paraqiti Kosovën si pjesë të Serbisë, pse e ndërroi Lajçak hartën në zyrën e tij?

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Miroslav Lajçak

Një hartë që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, prapa shpinës së emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shkaktoi reagime të mëdha në Prishtinë.

Lajçak përderisa po jepte intervistë për “EWB”, prapa vetes kishte një hartë të Ballkanit Përendimor, e ku kufijtë e Kosovës me Serbinë as që dukeshin, e madje paraqitej si pjesë e saj.

Por Lajçak nuk është se këtë hartë e kishte gjatë gjithë kohës në zyrën e tij. Në disa fotografi të realizuara më 12 janar, shihet se prapa Lajçak është një hartë tjetër.

Në këtë të fundit, nuk vërehen kufijtë shtetëror të shteteve të Ballkanit.

Ndërkaq nuk dihet pse Lajçak ka ndërruar hartën në zyrën e tij, dhe ka vendosur një ku Kosova paraqitet si krahinë e Serbisë.

Në një reagim të ardhur nga BE, u tha se harta e parë në fotografi është zyrtare e BE-së.

Peter Stano, që është zëdhënës i BE-së për politika të jashtme dhe çështje të sigurisë, tha se Bashkimi Evropian në lidhje me çështjen e Kosovës ka “qëndrim neutral”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat