Tuzi pret përballjen me kryeministrin malazez

Lajme

Tuzi pret përballjen me kryeministrin malazez

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:32
Protesta në Tuz më 25 shkurt

(E plotësuar 13:29) - Policia malazeze ka tentuar të mbyllë të enjten në mëngjes disa biznese të gastronomisë në Komunën e Tuzit, në Mal të Zi, të cilat ishin të hapura pavarësisht masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, për luftim të koronavirusit.

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ka thënë se masat e reja kanë për qëllim hakmarrjen për shfaqjen e fundit të flamurit të Kosovës, me rastin e ditës së shtetësisë së Kosovës më 17 shkurt, dhe jo për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Instituti i Shëndetit Publik ka renditur të mërkurën Tuzin në grupin e komunave nëpër të cilat po ashpërsohen masat e kufizimit, duke përfshirë mbylljen e plotë të objekteve hoteliere.

Qeveria, e gatshme të zgjidhë problemin

Pas tensioneve në Komunën e Tuzit, që lindën pas refuzimit të autoriteteve atje për të zbatuar masa më të ashpra epidemiologjike, Qeveria e Malit të Zi tha se është e gatshme që menjëherë të bisedojë me kryetarin e Tuzit, Nik Gjeloshaj.

“Me rastin e situatës së krijuar në Komunën e Tuzit dhe mosrespektimit të masave të vlefshme epidemiologjike, me të cilat sigurohet shëndeti i qytetarëve të Tuzit dhe gjithë Malit të Zi, Qeveria është e gatshme që menjëherë të ulet me zotin Gjeloshaj dhe të zgjidhë problemin e krijuar. Interesi i shtetit dhe qytetarëve duhet të jetë mbi të gjitha interesat tjera dhe asnjë individ nuk është dhe nuk do të jetë më i fortë se shteti”, thuhet në reagimin në Twitter të Qeverisë malazeze.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, pritet të arrijë në Tuz në orën 14:00.

Krivokapiq dhe Gjeloshaj ranë në kontakt dhe caktuan takimin dy orë pas bllokimit të Tuzit dhe rrugës kryesore nga qytetarët.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, gjithashtu bisedoi me kryeministrin Krivokapiq dhe shprehu shqetësimin e tij për situatën në Tuz, të krijuar nga vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Mungesa e dialogut që shoqëroi këtë vendim për të mbyllur lokalet në Tuz, nuk duhet të jetë arsye e mungesës së komunikimit të drejtpërdrejtë midis Qeverisë dhe Komunës. Bëj thirrje që ky problem të zgjidhet me urgjencë”, tha Nimanbegu.

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë, Luigj Shkreli, tha se kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i mbron me të drejtë interesat e qytetarëve të tij.

“Në mënyrë paqësore, të qetë dhe me dinjitet deri në marrëveshje, ashtu siç edhe u ka hije qytetarëve të Malësisë”, shkroi Shkrela në Facebook.

Gjeloshaj e ftoi edhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të shkojë në Tuz, por Abazoviq nuk u përgjigj.

Pretendimet e kryetarit të Komunës së Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshajdhe disa qytetarë herët në mëngjes e kanë bllokuar sheshin në drejtim të Podgoricës, duke thënë se nuk do të lëvizin derisa nuk shkojnë aty kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryministri, Dritan Abazoviq, me të cilët duan të bisedojnë për masat e reja dhe bllokimin e komunës.

Kryetari Gjeloshaj, ka thënë se kanë bllokuar hyrjen në qytet “për të mbrojtur kushtetutën dhe për të parandaluar diskriminimin ndaj secilit në shtet”.

“Objektet hoteliere në Tuz janë duke punuar në zbatim të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Unë e mora këtë urdhër. Jemi në Grupin e Parë, që e ka krijuar Instituti i Shëndetit Publik, por kjo është një hakmarrje e drejtpërdrejtë”.

Sipas tij, Podgorica në baza ditore regjistron 300 persona të infektuar me koronavirus, kurse Tuzi nga dy apo tre raste.

Gjeloshaj ka thënë se të mërkurën u ka nisur tërë ditën mesazhe këtyre zyrtarëve, mirëpo ata nuk janë lajmëruar nëse do të shkojnë të enjten në këtë komunë.

Ai ka thënë se i pret “nëse janë të interesuar për qytetarët”.

“Në vend që ata të vijnë, ata po dërgojnë policinë, kjo është përgjigjja që ata kanë ndaj qytetarëve të Komunës së Tuzit”.

Gjeloshaj ka thënë të mërkurën vonë, në një postim në rrjetin social Facebook, se nuk do të respektojë vendimin e Institutit për masat e reja.

Lidhur me këtë rast është deklaruar Prokuroria Themelore në Podogoricë, e cila ka njoftuar se është hapur rasti lidhur me deklaratën e Nik Gjeloshajt dhe se po konfirmohet “ekzistimi i bazës së dyshimit se është kryer vepër penale e thirrjes për rezistencë ose ndryshe e cila ndjeket penalisht sipas detyrës zyrtare”.

Aktualisht në Tuz janë 95 persona të infektuar me koronavirus, dhe kjo komunë gjendet në zonën e ashtuquajtur të gjelbër, ku shkalla e epidemisë nuk është në rritje.

Tuzi është qytet me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg Podgoricës.

***

Policia malazeze ka shkuar të enjten në mëngjes në Komunën e Tuzit, në Mal të Zi, për të mbyllur disa biznese të gastronomisë, të cilat ishin të hapura pavarësisht masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, për luftim të koronavirusit.

Instituti i Shëndetit Publik ka renditur të mërkurën Tuzin në grupin e komunave nëpër të cilat po ashpërsohen masat e kufizimit, duke përfshirë mbylljen e plotë të objekteve hoteliere.

Kësaj mase i është kundërvënë kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dhe disa qytetarë, të cilët herët në mëngjes e kanë bllokuar sheshin në drejtim të Podgoricës, duke thënë se nuk do të lëvizin derisa nuk shkojnë aty kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryministri, Dritan Abazoviq, me të cilët duan të bisedojnë për masat e reja dhe bllokimin e komunës.

Kryetari Gjeloshaj, ka thënë se kanë bllokuar hyrjen në qytet “për të mbrojtur kushtetutën dhe për të parandaluar diskriminimin ndaj secilit në shtet”.

“Objektet hoteliere në Tuz janë duke punuar në zbatim të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Unë e mora këtë urdhër. Jemi në Grupin e Parë, që e ka krijuar Instituti i Shëndetit Publik, por kjo është një hakmarrje e drejtpërdrejtë”.

Sipas tij, Podgorica në baza ditore regjistron 300 persona të infektuar me koronavirus, kurse Tuzi nga dy apo tre raste.

Gjeloshaj ka bërë akuza për hakmarrje ndaj Tuzit.

“Kjo është hakmarrje e Krivokapiqit dhe Abazoviqit, sepse unë ua përmenda emrat për shkak se nuk uruan Ditën e Shtetësisë së Kosovës”.

Në ndërtesën e Komunës së Tuzit janë parë së fundmi flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të 17 Shkurtit, përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës.

Gjeloshaj ka thënë se të mërkurën u ka nisur tërë ditën mesazhe këtyre zyrtarëve, mirëpo ata nuk janë lajmëruar nëse do të shkojnë të enjten në këtë komunë.

Gjeloshaj ka thënë se i pret “nëse janë të interesuar për qytetarët”.

“Në vend që ata të vijnë, ata po dërgojnë policinë, kjo është përgjigjja që ata kanë ndaj qytetarëve të Komunës së Tuzit”.

Gjeloshaj ka thënë të mërkurën vonë, në një postim në rrjetin social Facebook, se nuk do të respektojë vendimin e Institutit për masat e reja.

Lidhur me këtë rast është deklaruar Prokuroria Themelore në Podogoricë, e cila ka njoftuar se është hapur rasti lidhur me deklaratën e Nik Gjeloshajt dhe se po konfirmohet “ekzistimi i bazës së dyshimit se është kryer vepër penale e thirrjes për rezistencë ose ndryshe e cila ndjeket penalisht sipas detyrës zyrtare”.

Aktualisht në Tuz janë 95 persona të infektuar me koronavirus, dhe kjo komunë gjendet në zonën e ashtuquajtur të gjelbër, ku shkalla e epidemisë nuk është në rritje.

Tuzi është qytet me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg Podgoricës.

***

Qytetarët e Tuzit në Mal të Zi, ku jetojnë shumica e shqiptarëve, të udhëhequr nga kryetari Nik Gjeloshaj, bllokuan rrugën ndërkombëtare dhe thanë se ata nuk do të lëviznin derisa atje të shkojnë kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendës kryeministri Dritan Abazoviq.

Ata bllokuan rrugën në shenjë proteste ndaj masave epidemiologjike të mbylljes së objekteve hoteliere në atë dhe disa komuna të tjera malazeze, e cila hyri në fuqi këtë mëngjes.

Protestuesit besojnë se një masë e tillë për Tuzin “u soll për arsye politike dhe revanshizmi i qeverisë pasi flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë u shfaqën kohët e fundit në sheshin qendror”.

“Ata duhet të flasin me ne, për të parë pse ata na diskriminojnë dhe çfarë i shqetëson këtu. Asgjë nuk mund të imponohet me forcë,” tha Nik Gjeloshaj për TV Vijesti të Podgoricës.

Më herët, policia shkoi në Tuz për të mbyllur objektet hoteliere që u hapën këtë mëngjes, pavarësisht masave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjeloshaj i tha policisë se po u kërkonte atyre të informonin prokurorinë se, “nëse kjo vazhdon”, ai do t’u thërriste qytetarëve të Tuzit që të rezistonin.

“Ky vendim është personal, si hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi të ndarë nga grupi i parë. Armiqtë janë ata që po hakmerren, dhe ata janë Kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. Krivokapiq po hakmerret. Sepse e thirra pasi nuk e uroi Ditën e Shtetësisë së Kosovës”, tha Gjelosaj.

“Unë nuk do të lejoj askënd të na poshtërojë. Që nga dje, unë i kam thirrur ata, ata nuk duan të telefonojnë dhe ata duan një problem dhe të diskriminojnë Tuzin. Askush nuk mund t’i trajtojë qytetarët kështu,” tha kryetari i bashkisë.

Mbrëmë, kryetari i Tuzit shkroi në profilin e tij në Facebook se masa epidemiologjike në atë komunë nuk do të respektohen.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat