“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”, shqiptari kalon nëpër Serbi me këtë mbishkrim në kamion

Lajme

“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”, shqiptari kalon nëpër Serbi me këtë mbishkrim në kamion

Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:04
“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”, shqiptari kalon nëpër Serbi me këtë mbishkrim në kamion

Një kamion i cili transporton disa mallra, ka kaluar nëpër Serbi me mbishkrimin e vendosur “Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”. Fotografia e bërë nga një shqiptar nga Kosova është shpërndarë në rrjetet sociale.

Një kamion i cili ka qenë duke kaluar nga Beogradi për në një shtet tjetër, është shfaqur me një mbishkrim interesant.

“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënën më ke djalë”, është mbishkrimi që pronari e ka vendosur mbi kamion. Kjo e ka motivuar një qytetar nga Kosova dhe i ka shkrepur atij një fotografi, të cilën më pas e ka hedhur tek “Marakli t’kerreve”.

Shpesh në Facebook shpërndahen fotografi të ndryshme ku qytetarë shqiptarë kalojnë nga Serbia dhe shfaqin elemente të patriotizmit.

Autostrada e Serbisë që lidhet gati deri në Kosovë, përdoret nga kompani të ndryshme që të bëjnë transportin e mallrave të ndryshme për në shtetet e tjera Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat