Osmani: Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri

Lajme

Osmani: Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri

Më: 17 janar 2021 Në ora: 10:43

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun në 553 vjetorin e vdekjes.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se Skënderbeu ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, dhe ikonë e unitetit tonë.

Postimi i plotë

Sot mbushen 553 vjet nga vdekja e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij. Përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hapë rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar.

Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat