Ky politikan “përplas” ashpër Andi Bushatin me Baton Haxhiun

Lajme

Ky politikan “përplas” ashpër Andi Bushatin me Baton Haxhiun

Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:40
Andi Bushati, Baton Haxhiu

Roli i Presidentit të Republikës, Ilir Meta si kryetar shteti gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Rama” ishte një nga temat e diskutimet në emisionin “Shock” mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.

Për gazetarin Bushati fakti që presidenti i ka kthyer kësaj mazhorance 50 ligje, tregon se janë në “një  konflikt përtej të zakonshmes”.

Kthimin e ligjit më të fundit për mineralet, ai e konsideroi të drejtë pasi qeveria, tha Bushati, po i heq tatimin duke e justifikuar me pandeminë.

Kurse, mendim tjetër paraqiti Baton Haxhiu, i cili tha se Meta nuk e ka kuptuar se si president duhet të ishte i “baraslarguar nga dy palët” politike në vend.

“Presidentin që është një post honorifik, Meta e ka kthyer në post politik. Presidenti realisht është shkelësi më i madh i Kushtetutës në historinë shqiptare”, tha Haxhiu.

Andi Bushati kundërshtoi këtë argument, duke thënë se kur pushtetet në Shqipëri janë përqendruar në dorën e Edi Ramës, po shihen si shkelje e rëndë dalja kundër e Metës.

Për Haxhiun, nëse çështjet e përplasjes mes mazhorancës dhe Presidentit do të përfundonin në gjykatë, Meta do të ishte humbësi më i madh.

Ai shkoi më tej, duke thënë se Meta mban postin e Presidentit në kushtet e konfliktit të interesit, duke iu referuar faktit se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi drejton një forcë politike.

“Një president nuk duhet të ishte në karrige duke pasur gruan kryetare partë kjo nuk është çështje morali është në konflikt të hapur interesi”, tha ai.

Bushati, nga ana tjetër, tha se në një sistem republike nuk është e pranueshme që Presidenti të ketë nga pas një forcë politike, por e konsideroi si “të keqen më të vogël”.

“Republika jonë nuk pranon një president që të ketë nga pas një forcë politike pasi dihet që Ilir Meta është LSI dhe LSI është Ilir Meta. Por mes një kryeministri të kapur nga oligarkët dhe një presidenti të kapur nga vetvetja, unë zgjedh këtë të dytën”, përfundoi Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat