Video e mahnitshme - kështu trajnoheshin femrat e UÇK-së

Lajme

Video e mahnitshme - kështu trajnoheshin femrat e UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:18
Pamje nga video

Një tjetër video e rrallë e xhiruar gjatë kohës së luftës në Kosovë, është bë virale në rrjetet sociale.

Ishte Associated Press, që ka bërë mijëra xhirime të luftës, ku shumë prej tyre edhe i ka publikuar në Youtube.

Shpesh herë kemi shkruar për luftëtarët e luftës së fundit të Kosovës, pjesëtarët e UÇK-së, por kemi anashkaluar femrat, të cilat nuk mbetën anash gjatë luftës, madje kemi prej tyre edhe heroina të cilat janë vrarë prej serbo – sllave.

Ato e donin aq shumë lirinë pas së cilës kishin shumë ëndrra, që lidheshin kryesisht me arsimimin në mënyrë që të kontribuonin edhe më tutje për shtetin e Kosovës.

“Që do Zoti e të jem gjallë pas ditëve të çlirimit mendoj me studiua dhe normal me e fillua jetën si çdo i ri i botës”, thotë njëra nga ushtaret e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat