Palmer tregon kur fillon dialogu Kosovë-Serbi

Lajme

Palmer tregon kur fillon dialogu Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:52
Palmer

Për dialogun do bisedohet pas zgjedhjes së qeverisë së re, kur duhet të bëhet vlerësimi i qasjes së Prishtinës në lidhje me dialogun me Beogradin ka thënë i dërguari special i sekretarit amerikan për Ballkanin Metju Palmer, transmeton “Bota Sot”.

“Qeveria e re që pritet të formohet pas zgjedhjeve të muajit të ardhshëm pritet të ‘bëjë vlerësimin për qasjen ndaj dialogut”, me Beogradin njoftoi RTS.

Palmer ka deklaruar se administrata e presidentit të ri amerikan Biden edhe më tutje do të ketë qasje të njëjtë në Ballkan “stabil dhe të vazhdueshëm” sikur edhe administratat tjera.

“ShBA përshëndesin qeverinë e re që do të formohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë dhe do të jetë partner me te” tha ai , duke shtuar se nga ajo pritet të merret me tema të ndryshme në interes të qytetarëve dhe paqes e regjionit.

“Do të jemi partner edhe me këtë qeveri sikur me të gjitha qeveritë e Kosovës”, besoj se do të jetë me rëndësi që kjo qeveri të merret me disa çështje që edhe më tutje përbëjnë sfida, përfshirë sundimin  ligjit, transparencën dhe sjelljen  e përgjegjshme, nxitjen për rritjen ekonomike dhe krijimin e mundësive për investime të huaja.

Sipas tij kjo do të jetë mundësi për të parë ekonomi të gjallë, që mundëson të rinjve që të besojnë në ardhmëri më të mirë në Kosovë se në emigracion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat