Ky është ushtari i FSK-së që vrau vetën në Prishtinë

Lajme

Ky është ushtari i FSK-së që vrau vetën në Prishtinë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Mediat para një ore kanë raportuar se një  pjesëtarë i FSK-së, është gjetur i vrarë në parkun e Dragodanit në Prishtinë.

Burime  bëjnë të ditur se i ndjeri  Guner Murati është pjesëtarë i FSK-së. Ai dyshohet se vrau vetën pas një zënke në familje.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç”, ka bërë të ditur për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat