Konfirmohet vetëvrasja e pjesëtarit të FSK-së, detajet se çka e çoi deri te kryerja e aktit të dhimbshëm

Lajme

Konfirmohet vetëvrasja e pjesëtarit të FSK-së, detajet se çka e çoi deri te kryerja e aktit të dhimbshëm

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

(E plotësuar 18:14) - E dhimbshme/ fjalët e mikut të ushtarit të FSK-së që kreu vetëvrasje

Guner Murati pjesëtarë i FSK-së, vrau vetën në parkun e Dragodanit në Prishtinë, ky lajm është shumë i dhimbshëm për njerëzit e tij që e kanë njohur nga afër.

Shoku i  tij Ilir Sefaj ka bërë një dedikim prekës për ikjen e Muratit nga kjo jetë. Ai ka shkruar se me Kolonel Gunerin  kam pasur rastin të bashkëpunoj për një kohë.

“Ushtarak e njëri më të kompletuar nuk kam takuar në jetë. Një burrë që ka punuar e vepruar me nder për vendin e në veçanti për ushtrinë e Kosovës, iku kaq tragjikisht. Një fund të tillë për të nuk do të mund ta imagjinonte askush që e ka pasur fatin ta njohë këtë Burrë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Kolonel!”ka shkruar Sefaj.

***

Ky është ushtari i FSK-së që vrau vetën në Prishtinë

Mediat para një ore raportuan se një pjesëtarë i FSK-së, është gjetur i vrarë në parkun e Dragodanit në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se i ndjeri Guner Murati është pjesëtarë i FSK-së. Ai dyshohet se vrau vetën pas një zënke në familje.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç”, ka bërë të ditur për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

***

Policia e Kosovës ka konfirmuar vetëvrasjen e pjesëtarit të FSK-së me armë zjarri, në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha policia.

Media duke u thirrur në burime të veta njoftoi më parë se bëhet fjalë për G.M., pjesëtar i FSK-së.

(16:45) - Një pjesëtar i FSK-së, është gjetur i vrarë para pak momenteve në parkun e Dragodanit në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se i ndjeri, kishte pasur një zënkë në familje dhe pas kësaj, është drejtuar në parkun e Dragodanit duke bërë vetëvrasje.

Mësohet se bëhet fjalë për Guner Murati, pjesëtar i FSK-së.

***

G.M., pjesëtar i FSK-së, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në parkun e Dragodanit në Prishtinë, gjatë ditës së sotme.

Media ka tentuar ta marrë një konfirmim nga zyra për informim në Policinë e Kosovës dhe në FSK.

Por, ata akoma nuk janë përgjigjur.

Nuk dihen arsyet që çuan pjesëtarin e FSK-së deri te vetëvrasja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat