Vuçiq bisedoi me kancelaren Merkel përmes video-lidhjes për pandeminë, dialogun dhe raportin mes dy vendeve

Lajme

Vuçiq bisedoi me kancelaren Merkel përmes video-lidhjes për pandeminë, dialogun dhe raportin mes dy vendeve

Nga: F.B Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:23
Aleksandar Vuçiq dhe Angela Merkel

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka biseduar sot përmes video-lidhjes me kancelarin gjermane Angela Merkel, njofton “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Njoftimin për bisedën Vuçiq e ka publikuar në rrjetin social Instagram në profilin “Ardhmëria e Serbisë”, ku është ilustruar edhe me foton nga biseda përmes video-lidhjes.

Më herët është publikuar se tema e bisedës mes Vuçiq edhe kancelares Merkel do të jetë lufta kundër virusit Corona dhe pasojat që po shkakton pandemia, për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës dhe raportet mes dy vendeve dhe integrimit evropian.

Nuk janë dhënë detaje rreth qëndrimeve të njërës apo palës tjetër në këtë bisedë, ndërkohë që mësohet se në takimin dhe adresimin përmes televizionit që ka caktuar sot Vuçiq ka gjasa të tregoj rreth kësaj bisede.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat