Lëvizja evropiane në Serbi prezantoi faqen për miqësinë shqiptaro-serbe

Lajme

Lëvizja evropiane në Serbi prezantoi faqen për miqësinë shqiptaro-serbe

Nga: F.B Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:23
Faqja “Miqësia shqiptaro-serbe”

Faqja “Miqësia shqiptaro-serbe” (https://srb-al.emins.org/) ka startuar dhe është prezantuar sot si iniciativë “drejt politikës së miqësisë shqiptaro-serbe” ku marrin pjesë Lëvizja evropiane në Serbi me mbështetje të Fondit Evropian për Ballkan, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Kreu i Lëvizjes Evropiane në Serbi Jelica Miniç, në prezantimin online të faqes ka lavdëruar punën që është bërë, që do të “ndihmojë shumë njerëz, posaçërisht të rinjtë të mësojnë për anën e mirë të raporteve shqiptaro-serbe për të cilat nuk kanë ditur".

Projekti, sipas saj, në kuptimin e gjerë jep kontribut të çmuar në mirëkuptim dhe pajtimin në regjion.

Kjo iniciativë prezanton fazën finale të projektit „Demokratizimi dhe pajtimi në Ballkanin perëndimor“ që realizohet në 6 vendet e regjionit nga Lëvizja Evropiane në Serbi, Instituti për Filozofi dhe Teori Shoqërore nga Beogradi, Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë, Instituti për Evropën qendrore e lindore të Ballkanit, Universiteti i Dubrovnikut dhe Shkolla për shkencë dhe Teknologji në Sarajevë në mbështetje të Komisionit Evropian.

Faqja përmban bazë të mjaftueshme të dijes për raportet serbo-shqiptare dhe është në gjuhen shqip, serbisht dhe anglisht.

Aty përfshihen libra, material video, material mediatik, dokumente arkivore dhe filma si dhe informacione për shfaqje teatrore dhe linqe të projekteve tjera.

"Duam të ofrojmë shembuj bashkëpunimi, raporte alternative projekte të realizuara që karakterizojnë regjionin dhe tregime alternative të cilat heshtën apo fshihen nga mediet, për arsimin, etj.”, tha Miniç duke arsyetuar dhe prezantuar faqen.

Një nga autorët e faqes Aleksandar Pavloviç falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për këtë portal dhe njerëzit që janë intervistuar.

Ndër ta, ai ka përmendur intelektual dhe aktivitet të OJQ-ve që përmes bashkëbisedës kanë shpreh qëndrimet e tyre si të përmirësohen raportet dhe miqësia shqiptaro -serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat