Cakaj akuzon Serbinë për diskriminim në Luginë dhe fton bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë

Lajme

Cakaj akuzon Serbinë për diskriminim në Luginë dhe fton bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë

Nga: F.B Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:33
Gent Cakaj

Ministri i jashtëm shqiptar Gent cakaj ka shprehur një seri të akuzave ndaj shtetit tonë për diskriminim në Preshevë, ndërsa zyrtarët e mohojnë këtë si të pavërtetë, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Ministri i jashtëm i Shqipërisë ka thënë se Shqipëria ka nisur aksionin ndërkombëtar rreth çështjes së statusit të shqiptarëve në Preshevë, që sipas tij janë të diskriminuar dhe “një ndër pakicat më të anashkaluar dhe shkelura në regjion” në Luginën e Preshevës.

Konstatimet e tij nuk janë të vërteta kanë thënë bisedues të “Kurir” duke përkujtuar se shqiptartë e Preshevës dhe Bujanovcit kanë pushtetin lokal në këto komuna dhe janë të kyçur në institucionet shtetërore dhe nuk janë të diskriminuar.

Të drejtat sipas Kushtetutës

Ministri Cakaj ka thënë se ka nis aksionin diplomatik për të mobilizuar “eksponentë me rëndësi në organizatat ndërkombëtare rreth kësaj çështje”.

“Shqiptarët atje përballen me një seri të problemeve serioze që nga procesi i fshirjes së adresave personale, gjykimeve politike për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare, diskriminimi të përditshëm në baza etnike dhe mos prirjes sipas përqindjes në institucionet shtetërore” ka thënë Cakaj.

Nga ana tjetër kreu i trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç ka thënë se secili qytetar ka të drejtat e dhe obligimet sipas Kushtetutës dhe ligjeve në Serbi dhe konventës për drejtat e pakicave.

“Së pari nuk ka emërtim Luginë e Preshevës, kjo shfrytëzohet vetëm nga shqiptarët , bëhet fjalë për qarkun e Pçinjit. Shqiptarët janë ata që përbëjnë pushtetin në Bujanovc edhe Preshevë, kanë informim dhe shkolla në gjuhën amtare, kanë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë, mbi 50 për qind të përbërjes së Policisë, kanë liri lëvizje , paga edhe pensione dhe drejtën për besim” tha Stankoviç duke shtuar se ka vullnet për programe e projekte në përmirësimin e jetës dhe ruajtjen e paqes.

Ndërsa kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovë Milovan Drecun tha për “Kurir” se akuzat për diskriminim nuk qëndrojnë dhe ngjajnë në fushatë të menduar politike:

“Askush nuk i bllokon në asgjë, zhvillojnë biznese private, Cakaj më mirë të heshtë se të përpiqet të trazojë situatën” tha Drecun, shkruan “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat