Rrëfimi i shqiptarit nga Izmiri: I gjithë qyteti jemi jashtë, po kemi frikë të hyjmë brenda

Lajme

Rrëfimi i shqiptarit nga Izmiri: I gjithë qyteti jemi jashtë, po kemi frikë të hyjmë brenda

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:25
Mustafa Kull

Mustafa Kull, shqiptari që jeton për një kohë të gjatë në Izmir të Turqisë, thotë se që 50 vjet asnjëherë nuk ka parë një dridhje të tillë të tokës sikur kjo e sotmja.

Ai tha se i gjithë Izmiri është jashtë pasi kanë frikë të hyjnë sërish në shtëpitë e tyre derisa ende po ndihen dridhje të lehta të tokës.

“Afër orës 15:00 i përjetuam dridhjet. Afër 20 ndërtesa janë shkatërruar, 12 vetë kanë vdekur dhe 120 persona janë nën rrënoja. Sonte jemi jashtë sepse ndonjëherë po dridhet toka. Në familjen tonë nuk na ka dëmtuar”.

Kull tha se meqë e gjithë familja, përfshirë edhe fëmijët, po kanë frikë të hyjnë brenda, do të vazhdojnë të rrinë jashtë edhe gjatë natës.

“Ne kemi qenë shumë afër, 2 kilometra afër ku ndodhi goditja më e madhe”.

Në fakt, mediat turke kanë raportuar për gjashtë të vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë të plagosur derisa kërkimet për ata që janë nën rrënoja po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat