Vuçiq: Presim që “Shengenit të vogël” t’i bashkëngjiten Prishtina, Podgorica dhe Sarajeva

Lajme

Vuçiq: Presim që “Shengenit të vogël” t’i bashkëngjiten Prishtina, Podgorica dhe Sarajeva

Nga: F.B Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:07
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte pas video-konferencës për “Shengenin e vogël” se edhe më tutje mbetet e hapur ftesa për Prishtinën, Podgoricën dhe Sarajevën që t'i bashkëngjiten kësaj iniciative, raporton “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

"Ne Prishtinën e presim qysh në ndonjërin nga takimet e ardhshme, në harmoni me iniciativën e Uashingtonit. Fola për këtë edhe në video-konferencë dhe presim nga Hoti t'i bashkëngjitet takimin dhe samitin e ardhshëm e pastaj e presim edhe Sarajevën dhe Podgoricën”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka njoftuar se është arritur pajtimi edhe për formimin e sekretariatit të përhershëm të iniciativës, që është vendim i rëndësishëm pasi ashtu përherë do të bëhen formale të gjitha vendimet.

"Thelbi i gjithë kësaj është lehtësimi i jetës për të gjithë. Ne të gjithë së bashku jemi të vegjël, por së bashku jemi më pak të vegjël se kur jemi vetëm. Kjo është ide e madhe edhe me rëndësi dhe nga kjo Serbia ka shumë dobi”, tha ai.

Vuçiq thekson se ka kaluar "koha kur nuk i kemi kuptuar proceset botërore dhe kur bota kalonte pranë nesh dhe si edhe ku nuk e kuptonim çka është ekonomia e fuqishme".

"Serbia sivjet do të ketë shkallën më të lartë të rritjes ekonomike", ka shtuar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat