“Në dimër nuk do ta lejojmë mërgatën të futet në Kosovë”, reagon Ministria e Shëndetësisë

Lajme

“Në dimër nuk do ta lejojmë mërgatën të futet në Kosovë”, reagon Ministria e Shëndetësisë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:12
MSH

Ministria Shëndetësisë ka reaguar ndaj disa lajmeve në të cilat thuhet se ministri Armend Zemaj ka lajmëruar për ardhjen e dhjetë mjekëve serbë në Kosovë dhe se mërgata nuk do të lejohet të vijë në Kosovë gjatë dimrit, për shkak të Covid-19.

Në reagimin e MSh’së thuhet se këto lajme po krijojnë huti te qytetarët.

 “Ministria e Shëndetësisë i hedh poshtë dezinformatat që implikojnë Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, në lajmet e rreme (fake neës), rreth ardhjes së mjekëve nga Serbia dhe qasjen e papranueshme ndaj diasporës, të promovuara në disa ueb faqe”, thuhet në reagimin e MSh’së.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se i ka denoncuar këto raportime në organet e drejtësisë.

“Përhapja e urrejtjes, panikut dhe lajmeve të rreme (fake neës), është e dënueshme. Lajmet e rreme, në kohë pandemie krijojnë huti, dezinformim dhe urrejtje, prandaj, MSh ka denoncuar pranë organeve të ndjekjes veprimet e tilla dhe pret që autorët të dalin para organeve të drejtësisë”, thotë MSh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat