SHSKUK kërkon përkrahjen e Komisionit për Shëndetësi për të funksionalizuar Spitalin e Podujevës

Lajme

SHSKUK kërkon përkrahjen e Komisionit për Shëndetësi për të funksionalizuar Spitalin e Podujevës

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:03
foto nga vendi i ngjarjes

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka kërkuar nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale përkrahje për funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.

Kështu është bërë e ditur nga SHSKUK përmes një komunikate për medie.

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, ka vizituar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, për tu njoftuar nga afër lidhur me punën e këtij institucioni, në veçanti lidhur me trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me COVID-19 si dhe menaxhimin e  Pandemisë në përgjithësi.

Gjatë takimit, deputetët  u pritën nga  ud. Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të ShSKUK-së.

Krasniqi, njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për aktivitetet e kryera gjatë kësaj kohe, me fokusim në menaxhimin e pandemisë COVID-19, dhe i njoftoi për planet konkrete për përgatitjet në përballimin e një vale tjetër të mundshme të pandemisë.

Ai njoftoi anëtarët e Komisionit për rikthimin e shërbimeve specialistike dhe shërbimeve tjera, e po ashtu, edhe për planet dhe projektet tjera, në veçanti kërkoi përkrahjen e komisionit për funksionalizimin  e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, me buxhet dhe staf shtesë.

“Në të njëjtën kohë, drejtori Krasniqi, informoi anëtarët e Komisionit dhe kërkoi mbështetje për projektin e IVF-it, dhe legjislacionit për transplantim të indeve dhe organeve. Anëtarët e komisionit shprehen vlerësimin e tyre dhe falënderuan menaxhmentin e ShSKUK për menaxhimin e pandemisë dhe ofruan mbështetjen e tyre të vazhduar”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, pas informatave dhe kërkesave që ju drejtuan nga Bordi Drejtues dhe menaxhmenti i ShSKUK-së, deputetët e këtij komisioni shprehen gatishmëri për të mbështetur institucionet shëndetësore në çdo situatë, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të institucioneve shëndetësore. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat