Bekimi më ka dhënë një shuplakë në filmin “Mbledhësit e puplave” sa nuk e kam harruar kurrë, thotë aktorja serbe Olivera Katarina

Lajme

Bekimi më ka dhënë një shuplakë në filmin “Mbledhësit e puplave” sa nuk e kam harruar kurrë, thotë aktorja serbe Olivera Katarina

Nga: F. B. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:49
Olivera Katarina

Ajo pas 50 viteve e kujton dhe zbulon se donte të linte filmin, ka ndodhur kjo në xhirimin e filmit të njohur “Mbledhësit e puplave”, kur aktori i njohur Bekim Fehmiu duke dashur të aktroj goditjen e lëshon dorën dhe më jep shuplakë prej të cilës u rrëzova, pastaj ai kërkoi falje edhe më luti ta fal, kujton Olivera Katarina aktore serbe, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

“E kam pas shumë rëndë kur më goditi Bekimi. Aq shumë kërciti ajo shuplakë sa rash në anën tjetër të dhomës me kurriz në një sëndukë. Ishte e tmerrshme dhe kisha shumë dhimbje” kujton këngëtarja dhe aktorja pas 50 viteve, atë ngjarje.

Aktorit të njohur, për këtë ngjarje i kishte ardhur shumë keq.

“Më pas ishte mërzitur dhe gati duke u përlot më ka kërkuar falje. Kërkoi ta falja duke thënë se nuk e kishte bërë me qëllim por për shkak të filmit”, thotë ajo.

Kolegët e kaluan shpejtë situatën, por aktorja donte të linte fare aktrimin se nuk i pëlqente duke ashtu.

“Nuk munda të pranoj fytyrën time në ekran, më dukej tmerrshëm vetja me atë ten edhe rregullimin. Kam qajtë dhe luta regjisorin Aleksandar Paskaljeviç të me zëvendësoj duke mos ditur se ai rol do shënoj jetën dhe karrierën time. Ai aq që ka dashur të dëgjoj, ishte i mahnitur si dukesha, luaja edhe këndoja këngën ‘xhelem xhelem” që u ba hit i filmit edhe karrierës sime.

“Pas premierës së filmit në festivalin e Kanit u mbajt një festë ku ishin yje nga e gjithë bota. Kam kënduar në atë mbrëmje këtë këngë e ata ranë në sevda dhe thyenin gjithçka si në film. Përnjëherë ata të civilizuarit dhe t ftohtit u çmendën, duke hedhur gjithçka nga tavolina, ndërsa unë e zbathur vallëzoja”, kujton aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat