Klinaku fyen dhe shanë rëndë policinë e Kosovës

Lajme

Klinaku fyen dhe shanë rëndë policinë e Kosovës

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 13:10
Faton Klinaku

Faton Klinaku ka fyer rëndë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka fyer rëndë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët po monitorojnë bastisjen e EULEX’it brenda zyrës së organizatës së veteranëve.

Klinaku i revoltuar nga kërkesa e Policëve të Kosovës për të ruajtur distancën mes njerëve, per shkak te gjendjes me pandemi, i ka sharë ata me nënë.

“Për çfarë distance je duke fol këtu. Ec shko lypja tjetër kujt distancën. Të q***** distancën e nanës!”, iu është përgjigjur i mllefosur, Klinaku policëve të Kosovës, teksa ata kërkonin nga gazetarët dhe anëtarët e OVL-së së UÇK-së që ndodhen jashtë zyrave të organizatës që të mbanin distancën sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat