Përveç liqenit Trump, në Kosovë ndodhet edhe një ujk me emrin e presidentit amerikan

Lajme

Përveç liqenit Trump, në Kosovë ndodhet edhe një ujk me emrin e presidentit amerikan

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 23:10
Në Kosovë ndodhet edhe një ujk me emrin e presidentit amerikan

Liqeni i Ujmanit tani e tutje do të mbaj mbiemrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Mirëpo përveç liqenit i cili do të mbajë këtë emër, në Gjakovë ekziston edhe një ujk i quajtur Ujku Trump.

Pas marrëveshjes që u arrit në Washington nën ndërmjetësimin e Presidentit amerikan Donald Trump, u përmend si ide që Liqeni i Ujmanit të mbaj emrin e Trump, derisa ideja sot u realizua në praktikë nga serbët të cilët sot vendosën emrin e Trump tek Liqeni.

Gjatë negociatave në Shtëpinë e Bardhë, një pjesëtarë i delegacionit të Kosovës e kishte dhënë idenë që ai të quhet Liqeni Trump.

 

E për këtë reagoj edhe emisari special Richard Grenell në Twitter, duke thënë se të dy palët kanë rënë dakord për këtë emër të ri, pra Liqeni Trump, transmeton Metro.

“Se si do quhet liqeni që është në Kosovë dhe Serbi ka qenë një nga ka qenë një pikë serioze fërkimi mes dy palëve pavarësisht nga kompromisi i propozuar nga SHBA’të që të fillohet një studim fizibiliteti për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin …. kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump.”, ka shkruar ai në Twitter.

Mirëpo emrin Trump, përveç liqenit në Kosovë e mbanë edhe një ujk i cili quhet Ujku Trump.

Hysni Rexha nga Gjakova është personi i cili ka gjetur disa ujq të egër dhe më pas i ka strehuar dhe ushqyer në shtëpie, derisa njërin nga ta nuk kishte dyshim sesi do ta quante.

Ujku Trump ishte emri i vendosur për njërin prej ujqve.

Ky ujk pra i quajtur Trump, është pjesë e familjes tash e disa vjet.

Rexha këtë e ka bërë për arsyen se SHBA është aleati më i madh i Kosovës dhe e ka gjetur si mënyrë për ta falënderuar shtetin mik por edhe Trumpin për punën që bëjnë për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat