Grenell përdor një fjalë shqip në Instagramin e tij

Lajme

Grenell përdor një fjalë shqip në Instagramin e tij

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:41
Richard Grenell

Emisiari special Richard Grenell është tejet aktiv në rrjetet sociale, duke postuar fotografi e shkrime të ndryshme.

E vëmendjen mori edhe një postim që ai bëri sot në InstaStoryn e tij, me një foto të bashkangjitur.

Fotoja kishte të bënte me emërtimin e një ure në Kosovë, e cila kishte marrë emrin ‘Ura Trump’, e më pas edhe Liqeni i Ujmanit mori të njëjtin emër, kështu duke e bërë këtë pikë diskutimi të Washingtonit realitet, nga ana e serbëve.

Fotografia që ai shpërndau mbante sipër edhe këngën e Ardian Bujupit, që si duket pëlqehet shumë nga Grenell që e ndjek atë në Instagram.

Kënga mbante titullin ‘rahat’, dhe si duket edhe emisari po ndihej rahat në ato momente.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat