“Ura e Trampit” dhe “Liqeni i Trampit” -mbishkrime te liqenit dhe afishe ku serbët i falënderohen presidentit amerikan se “solli paqen”

Lajme

“Ura e Trampit” dhe “Liqeni i Trampit” -mbishkrime te liqenit dhe afishe ku serbët i falënderohen presidentit amerikan se “solli paqen”

Nga: F.B Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:58
Foto

Mbishkrimet “Ura e Trampiut” dhe “Liqeni i Trampit” janë vërejtur sot në orët e para të pasditës në afërsi të Liqenit të Ujmanit (Gazivodes) në komunën e Zubin Potokut. Ende nuk dihet kush i vendosi këto mbishkrime, por dysho9het se këtë e bëri pushteti lokal si mbështetje presidentit aktual amerikan që lufton edhe për një mandat, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Më herët lajmin e ka transmetuar Kossev, mbishkrimi “Trump Bridge“ u vërejt në orët e pasdites në urën e Bernjakut mbi liqen si dhe një afishe e madhe ku serbët i falënderohen Trampit në gjuhën angleze për “sjelljen e paqes”.

Në pikën e fundit të liqenit nga ana e Kosovës dhe në fillim u realizua ideja e Grenellit kështu që Ujmani (Gazivoda) u bë “Liqeni i Trampit” shkruan “Nova.rs”.

Nuk dihet ende kush qëndron pas kësaj afishe edhe këtij “cirku” që ka ngjallur vëmendjen e banorëve lokal.

Redaktorja e portalit “Kossev” Tatjana Lazareviç për Nova.rs përkujton se aksione të tilla për Trampin ka pasur edhe më përpara po nuk dihet kush qëndron prapa tyre

“Është simptomatike ajo që po ndodhë dhe për herë të dytë i dërgohet porosi presidentit amerikan gjë që nuk ka ndodhur më përpara. Në të dy rastet afishet ishin mbështetje për Tramp, rasti i parë në vitin 2016 kur disa billborde ishin mbështetje për te dhe ishin shfaq në katër komunat në veri.

Serbët e hodhën Putinin – tash i mirë është Tramp

Lazareviç shton se fotografitë e presidentit amerikan kanë zëvendësuar ato të presidentit rus Putin në shumë vende.

“Ai është shpall edhe qytetar nderi i Kosovës. Ne nuk kemi konfirmim zyrtar kush ka vendos mbishkrimet mbi urën e Ujmanit (Gazivodes). Nuk besoj se dikush do marr përgjegjësinë si nuk pat reaguar askush as në vitin 2016. I vetmi koment është nga kreu i Zubin Potokut Srgjan Vuloviç që ka thënë se nuk ka njohuri rreth kësaj iniciative dhe nuk ndodhet në Zubin potok”, tha ajo.

Thuajse njëjtë është përgjigjur edhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç që tha se për shkak të punimeve në shtëpi nuk ka përcjell lajmet dhe nuk di çfarë ka ndodhur.

“Unë jam 25 kilometra nga atje në Mitrovicë. Nuk e di vërtetë asgjë rreth asaj çka ka ndodhë” tha Simiç.

Lazareviç dyshon se këtë e kanë bërë qytetarët e Zubin Potokut.

“Nëse konfirmohet s këtë e kanë bërë nga strukturat lokale apo nga zyra për Kosovë, atëherë definitiv do dihet se është pjesë e fushatës ku synohet që Tramp të paraqitet inxhinjer i paqes dhe ndalimit të konflikteve në botë. Në këtë rast shkohet në forcimin e narativës së Shtëpisë së bardhë. Ky koment vlen vetëm nëse vërtetohet se pas kësaj qëndron pushteti serb” tha Lazareviç.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat